Shahini i harron premtimet, ja çfarë ndodhi…

0
186

Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës  ka bërë një kërkesë zyrtare ministrisë së Arsimit në lidhje me procesin e zgjedhjeve të përfaqësuesit studentor në Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës.

Këshilli thotë se që nga data 16 maj, ditë kur janë zhvilluar zgjedhjet, nuk ka asnjë informacion për këtë proces.

Nga zhvillimi i zgjedhjeve për përfaqësuesin e studentëve në Bordin e Administrimit në datën 16 maj 2019, kanë kaluar 7 muaj dhe ende nuk ka pasur një komunikim zyrtar nga ana e Ministrisë së Arsimit për këtë të drejtë të studentëve, thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor të FSHN-së.

Këshilli Studentor i FSHN-së ka bërë disa deklarata në lidhje me çështjen dhe janë ende në pritje të një njoftimi zyrtar nga ministria edhe pse njoftimi duhej të ishte bërë menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të zhvilluara.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here