“‘Tigri’ është hajdut”! Aktivisti e thotë hapur: Rama kërkon të zhdukë komunikimin, por mos çani kokë…

0
151

Aktivisti Erion Kristo ishte i pranishëm në tryezën e Partisë Demokratike, ku u diskutua paketa anti-shpifje e qeverisë. Me tone të forta ironike, Kristo kundërshtoi këtë ligj, që sipas tij, synon të censurojë mediat nëpërmjet organeve shtetërore.

“Unë u them të gjithëve mos çani kokë! Një copë ligji është! Unë do përdor gjuhen e kodeve. “Tigri” është hajdut! Çfarë do të më thonë mua?! Cili ligj do ta kapi?! Rama kerkon te zhduke komunikimin. T’i prishim festen e marrjes se flamurit, sic di ai si i gjate qe eshte, kur te marre presidencen e OSBE. Ky nuk mund të bëjë një ligj tjetër pas ligjit të shpifjes”, u shpreh Kristo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here