Gazetari Bledian Koka, në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ka drejtuar gishtin nga OSBE për reagimin. Sipas tij, ky institucion është një organizëm i krimbur dhe inekzistent.
Bledian Koka: OSBE është i njëjti organizëm i krimbur dhe inekzistent. Unë i kam kërkuar reagim OSBE për gishtin e mesit të përfaqësuesit të saj zotit Borchardt dhe nuk ka bërë asnjë reagim. Ka thënë ne po e verifikojmë këtë rast. Ndërkohë që sot e gjithë ditën nuk kemi një gisht, por kemi dy gishta dhe një gisht tjetër të Edi Ramës, kundër të njëjtit popull dhe nuk kemi asnjë reagim.