Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ndërsa flet për mediat informale në Shqipëri, hedh akuza të forta në drejtim të gazetarit Carlo Bollino.
Në një postim në rrjetet sociale, Çipa e cilëson Bollinon si modelin më të shëmtuar të botuesit në Shqipëri.
“Karlo Bolino është epitoma e këtij sistemi informal në mediat e tranzicionit në Shqipëri. Eshtë modeli më i shëmtuar i botuesit që përdor gazetarinë dhe, i gazetarit që përdoret si pronar me konçensione.”-shkruan Çipa në postimin e tij.