Andrew dhe Teri Gumpert e dënuan qenin 18-vjeçar Dexter duke i vendosur një parzmore lëkure pikërisht për ta mbrojtur nga kafshimi i gjithçkaje.
Por plani u prish kur ai gllabëroi edhe atë.
Gumpert tha: “E gjitha filloi me të pasi ishte duke ngrënë thuajse gjithçka madje edhe rrobat e shtëpisë”.
“Ne i morëm atij një maskë, por duket se ai ka tejkaluar çdo cak duke konsumuar edhe maskën e fytyrës”.
Fillimisht të gjithë menduan se ky qenush ishte më shumë lozonjar se sa duhej por rezultoi komplet diçka tjetër.
“Ai është një qen i bukur, i dashur, por ama është edhe shumë i dëmshëm”.
Vetë, Sebastian Griffin i është dashur të kryejë kirurgji katër herë tek Dexter për të hequr gjërat që ai ka ngrënë.