Gazetari i njohur: Pasi ka marrë çdo pushtet, Rama kërkon të mbyllë edhe mediat online…

0
142

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open”, ka komentuar ligjet që kryeministri Rama, kërkon të miratojë, për të goditur median online.

Bushati tha se kjo përpjekje e Ramës duhet parë në kuadër të projektit për kapjen e të gjithë pushteteve dhe se për ta kuptuar këtë, duhet të shohim tablonë  e madhe, se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në gjashtë vitet e qeverisjes së Ramës.

Nuk mund të humbasim nëpër teknikalitetet e një ligji absurd, pa shpjeguar kornizën e madhe.

Jetojmë në një vend me opozitë jashtë parlamentit, me president në procedurë shkarkimi, pa gjykatë të lartë.

Kush ka ngelur me pak më shumë liri? Mediat. Çfarë do Rama, ta mbyllë edhe këtë?

E mbani mend propozimin e socialistëve për të kriminalizuar shpifjen? Është tentativa e tretë ose e katër kjo.

E mbani mend si vazhdoi, me mbyllen e Agon Channel. Me mbylljen e emisioneve si Të Paekspozuarit, që botoi edhe Dakon, edhe Unazën e Tiranës.

Po ti kapim veç e veç, njëherë e ka Meta fajin, njëherë gjykatësit dhe KÇK.

Pak e nga pak, këta duken faktorë anësorë, që kanë një gjë me Edi Ramën, por kur mblidhen bashkë, shohim që kemi një njeri të vetëm, që është në konflikt me cdo faktor të kësaj shoqëria.

Pa bërë tablonë e madhe nuk kuptohen cic micen e vogla“, u shpreh Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here