Gjosha: Cënimi i fjalës së lirë është akti më i rëndë në demokraci! Rama po e godet fort Shqipërinë në imazh…

0
105

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha nepermjet nje postimi ne Facebook shprehet se paketa antishpifje e godet fortë Shqipërinë në imazh, në procesin e integrimit europian dhe instalon një sistem diktatorial dhe të rrezikshëm.

Postimi i plote

Cënimi i fjalës së lirë është akti më i rëndë në demokraci. Një iniciativë e tillë për të vrarë të vërtetën dhe për të censuruar median, e godet fortë Shqipërinë në imazh, në procesin e integrimit europian dhe instalon një sistem diktatorial dhe të rrezikshëm.

Shqipëria në kryesimin e saj të OSBE duhet të jetë një vend model i respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ne duhet të jemi pararojë e celjes së debatit pë respektimin e pushteteve të pavarura dhe krijimin e kushteve për vetërregullimin e tyre. Cdo ndërhyrje politike për të mbajtur nën kontroll median është tentativë për të shtrëmbëruar të vërtetën dhe për të instaluar frikën, në mënyrë që të sigurojnë pushtetin nëpërmjet abuzimit!

Mjaft më me censurë, është koha e të vërtetës! Është koha për ndryshim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here