Kristi Pinderi tallet keq me ‘ligjin’ e Ramës: Jam dëshmitar sesi në pallatin e Sadri Abazit janë marrë zarfe me lekë dhe janë …

0
134

Aktivisti i njohur, Kristi Pinderi, përmes një shkrimi në Facebook, ka analizuar paketën “Anti-shpifje”, një ligj të cilin deputetët e maxhorancës do ta dërgojnë për ta votuar në Kuvend nesër, edhe pse është kundërshtuar fortë si nga gazetarët brenda vendit, ashtu edhe nga organizata ndërkombëtare.

Pinderi ka zbuluar disa raste kur ka qenë vetë dëshmitar i ngjarjeve dhe fakteve sesi socialistët kanë kërkuar gjithmonë të kenë ndikim tek mediat, duke paguar me para në dorë gazetarët.

Postimi i plotë:

“Ne momentin kur nje gazetar eshte deshmitar ne nje ngjarje, a eshte deshmia e tij nje fakt, apo duhet shoqeruar edhe me prova dytesore per tu pranuar si e vertete? Psh, une kam qene deshmitar gjate 2009 kur njerez te PS shkonin ne menyre periodike ne pallatin e Sadri Abazit per te marre zarfet e lekeve qe perdoreshin ne fushate, leke qe nuk qarkullonin me banke e as regjistroheshin sipas ligjit si kontribute ne parti, por thjesht qarkullonin dorazi (e une e di se kam qene vete qe kam marre zarfin nga pallati i Sadriut te Treni e i kam cuar ne zyren e PS). Ne rast te tille pra, me duhet edhe mandati i arketimit per te vertetuar kete paligjshmeri?

Une kam qene ne levizjen Mjaft, drejtor i komunikimit kur pasi fituam nje fond te NED per krijimin e nje radioje, brenda javes ministrja qe sot drejton ministrine e transporteve na kerkoi permes Fuges, 40 mije dollaret e projektit per te bere nje emision ne top albania radio. Kjo nuk ka asgje te paligjshme, por tregon menyren si Mjafti i lalit dhe i te tjereve atje kishin ndertuar marredheniet e tyre me median dhe me gazetaret, nje forme korruptive kjo per ti patur nen kontroll. A me duhet ndonje dokument per kete?

Me duhet mandat arketimi per te vertetuar rastet kur lali merrte ne tel Gimin e Ksamilit per ti marre 17 milione leke per te paguar kostot mujore te gazetes Mapo qe sherbente per opoziten e atehershme si nje mjet i fuqishem i formesimit te opinionit publik?

Te marr mandat arketimi per dicka qe e kam degjuar me veshet e mi ne makine? Mandat arketimi per te vertetuar si njerez te medias paguheshin nje milion lek per nje faqe shkrim, jo se shkruanin gjera te papara (shpesh perkthenin nga The Economist dhe u vinin emrin e tyre), por sepse me ato lek blihej fjala dhe influenca e tyre, blihej autoriteti i tyre ne publik: jane te njejtet gazetare qe sot mbrojne lalin. Dmth lali i paguante dikur, tani e paguajne mbrapsht ata per te mbrojtur lalin.

Dmth, sipas konceptit te shpifjes publike, gazetari qe eshte deshmitar okular duhet te deshmoje per cfare ka pare e degjuar, apo duhet te kete dhe ndonje mandat arketimi qe te mos konsiderohet si “shpifes”?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here