Prençi denoncim të fortë: Instituti i Ndërtimit prej 15 vitesh funksionon pa ligj, punonjësit pa licensë…

0
133

Ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka bërë një denoncim në lidhje me Institutin e Ndërtimit në Shqipëri.

Sipas tij, ky institucion që është çertifikuar për të bërë vlerësimet e dëmeve,  prej 15 vitesh funksionon pa ligj dhe me punonjës pa licensë.

“Instituti i Ndërtimit, i cili është certifikuar për të bërë kontrollin dhe vlerësimin e dëmeve në Shqipëri prej 15 vitesh funksionon pa ligj dhe funksionon vetëm me një urdhër të ministrit te Punëve Publike, strukturë kjo e një qeverie më parë.

Më e rënda rezulton se instituti i ndërtimit ka 16 punonjës, 7 prej të cilëve pa licencë projektimi dhe kategori vlerësimi, 5 të sapo diplomuar që vijnë nga organizatat rinore të partive dhe vetëm 4 janë të kompletuar për të dhënë vlerësime.”, theksoi Prençi në emisonin “360 Gradë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here