Kryeministri Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se paketa anti-shpifje do të kalojë për votim të mërkurën në Kuvend, pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të marrë në konsideratë sugjerimet e OSBE.
“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin”, shkroi Rama në Twitter.
“Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore”.
Vërejtjet kryesore të BE, OSBE dhe Këshillit të Europës që janë shfaqur sinkron me këtë çështje kanë denoncuar gjobat e larta që parashikohen për mediat online dhe marrjen e rolit të gjykatave nga ente qeveritare.