Shpërthimi i një transformatori në Gjirokastër ka lënë pa energji elektrike fshatrat e këtij rrethi.
Bëhet fjalë për transformatorin kryesor në nënstacionin e vjetër të Gjirokastrës. Sipas raportimeve paraprake, ngarkesa në rrjet mendohet të ketë qenë arsyeja e incidentit.
Në momentin e shpërthimit, operatori ishte vetëm, ku sipas rregullave duhet të ishin dy persona.
Ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit të këtij transformatori.