‘Nëna luftoi me kancerin, babi ndërroi jetë’, urimi i Loredanës për ditëlindjen e së bijës do t’iu emocionojë

0
172

Një vit më parë, Loredana u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj këngëtari Mozzik u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e quajtën, Hana.

Për Loredanën nuk ka qenë aspak e thjeshtë kjo periudhë, duke qenë se i ati u nda nga jeta, e ëma luftoi me sëmundjen e rëndë, ajo vetë u akuzua për mashtrim dhe më pas erdhi edhe ndarja nga Mozzik. Me anë të një postimi për 1 vjetorin e Hanës, Loredana shpreh të gjitha ndjenjat e saj si nënë dhe vështirësitë që ka kaluar në 2019-ën.

“E pabesueshme që po mbush 1 vjeçe. Si ishte jeta ime këtë vit? Mamaja kishte kancer, por fatmirësisht e mposhti dhe mbijetoi. Babi ishte duke vdekur, kur unë shfaqesha nëpër media dhe akuzohesha për mashtrim. Me pas babai vdiq dhe unë u ndava nga Mozzik. Ka qenë një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund ta imagjinoja ndonjëherë sepse ekziston ti Hana. Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para, kur jeta mund të jetë e kufizuar? Ne në fakt jetojmë me idenë se gjithçka mund të mbarojë nesër! Por, si mund t’i plotësoj të gjitha dëshirat e tua që nuk mund të kenë asnjë lidhje me dashurinë?
U roj që vajzës sime të mos i ndodhë si unë. Asnjëherë nuk do ta kisha menduar që do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Ia kam dalë. Unë punoj dhe shfrytëzoj çdo sekondë të lirë që kam me Hanën. Gëzuar ditëlindjen Hana, tani do vish edhe në tour me mua”, -shkruan Loredana.

  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here