Analisti Enton Abilekaj, i pranishëm në protestën e mediat, ka deklaruar para pak minutash se nuk do ta njohin këtë ligj edhe sikur të miratohet, me çfarëdolloj kostoje.
“Nuk do ta njohim këtë ligj me asnjë lloj kostoje, qoftë edhe me koston e burgosjes. Le të mbyllë gazetarët, të mbyllë mediat…- tha Abilekaj duke nënkuptuar kryeministrin. – Po çdo diktator ka fatin e vet dhe nëse ai ka zgjedhur fatin e diktatorit, le ta çojë deri në fund!”/ SYRI.TV