Rama nuk përmbahet ndaj Hajdarit: Ligji është limonatë krahasuar me vendet e BE, po s’ja ke haberin fare! Mos u bëj qesharake

0
129

Edi Rama i përgjigjet deputetes Rudina Hajdari në seancë plenare, e cila kërkoi nga kreu i qeverisë të tërheqë urgjent ligjin antishpifje.

Së pari më nxore mallin e liderit legjendar të partisë tënde të vjetër, që qëkur e përdorte atë fjalinë ‘je i lodhur, ka ikur koha jote’. Juve jeni e freskët koha juaj nuk ka ardhur akoma, po unë nuk mendoj se kjo është mënyra për të bërë politike të re, e aq më tepër duke mos lexuar ligjin sepse nuka ia ke haberin fare të ligjit që sot do ta miratojmë me gjithë keqardhjen që nuk ta plotësoj dot dëshirën për t’u tërheuqr urgjent.

Kriminelët s’kanë të drejtë të vijojnë të bëjnë krime kur kapen në krim nuk e kuptoj dot në ç’logjike e sens arsyeje një person që merr përsipër të përfaqësojë të tjerët të vërë në diskutim një fakt të thjeshtë të drejtën e një personi të akuzuar pa fakte për të kërkuar të vendoset dinjiteti i tij.

Kurani e quan shpifjen aksion çnjerëzor dhe shpifësit mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani i Shenjtë e të ngrihesh e të më tregosh ‘putinizmin’ e ‘erdoganizmin’, kur s’ke haberin për ca po flet, krahahasuar me vendet e BE ky ligj është limonadë.  E thash e ta përsëris nuk e dua këtë ligj për veten time, s’do më shohësh të shkoj te AMA, po shembujt ishin për diçka tjetër.

S’ke nevojë për mbrojtjen time, ti je një keqkuptim i madh, që ndërkohë që flet e mban fjalime je viktima tipike e gjësë për të cilin merr masa. Dhe mos më trego as PE as OSBE, se unë këtu flas me përgjegjësi nuk tregoj përralla, ligji është i dakordësuar 100 % me OSBE.  Dhe e fundit, po hadje na thuaj si ta bëjmë, dil këtu e na thuaj ‘hiqni këtë vini këtë’.

Këto janë broçkulla, ke ndonjë ide konkrete si bëhet kjo punë më mirë? hajde po të folura në hava, njësi si ata te dera. ? Ti je deputete si mund të dalësh të flasësh në hava. ku e nxore që unë shpif gjithë ditën, nëse të dukem si shpifje ky është perceptim, si shpifje fizike në sytë tuaj po më shumë se kaq.. nuk e di. Do ta votojmë ligjin znj. Hajdari, sa të vijë votimi, për t’u mbrojtur nga shpifësit pa cënuar ata që duan të shkruajnë pa cënuar askënd. Pranimi i shpifjes si kosto e lirisë, këtë se pranojmë. Amanet të keqen mos ia lejo vetes të bëhesh qesharake se nuk është mirë.” u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here