Akuza të forta në drejtim të Gjermenit/ Salianji: U kap me 30 mijë euro në makinë…

0
140

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili dha sot dënimin me një vit burg për ish-deputetin.

I ftuar në ‘Opinion’, Salianji tha se Gjermeni është akuzuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror si i lidhur me bandat, ndërsa theksoi se disa vite më parë, ai është kapur me 30 mijë euro në makinë.

‘Deri tani unë nuk kam folur për gjykatësin që të mos intimidohet.

Unë kam hyrë në politikë pa pasur asnjë funksion publik, pa pasur mundësinë të korruptohem, ndërkohë gjykatësi është i akuzuar nga Shërbimi Informativ si i lidhur me bandat, i kapur me 30 mijë euro pas një sherri për histori rozë me një gjyqtar tjetër, është zënë me një gjyqtar tjetër për një sekretare, i gjetën 30 mijë euro në makinë dhe në proces verbal u zhdukën nga kjo prokurori që kërkoi dënimin tim sot.

Ky personazh që ka gjithë këtë CV të pasur në lidhje me krimin, më dënon mua. Ai është në një turp të madh se nuk ka dalë as para vettingut.

Në një rast tjetër të ngjashëm, ky zotëria, për shkak se njihte avokatin tim është tërhequr se kishte konflikt interesi. Ndërsa tani nuk është tërhequr, vetëm për t’i shkuar kësaj farse deri në fund’, tha Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here