Pontius Pilate, Rama dhe Fjala…

0
125

Nga Redin HAFIZI

“Ne fillim ishte fjala, dhe Fjala ishte me Zotin, dhe Fjala ishte vete Zoti”. Edi Rama sot denoi fjalen e lire duke perdorur kllounet e parlamentit. Rama tregoi friken dhe ankthin qe e mundon per te thenat publike qe i referohen bemave te Rames.

Pontius Pilate denoi Krishtin me vdekje vec per deklaratat qe bente dhe qe u ankimuan nga paria e Judaeas. Pra ne kete rast Fjala u kryqezua. Te njejten gje po ben Edi Rama vetem me nje ndryshim se ketij i mbeti ne dore vetem Fjala qe ta kryqezoje, torturoje dhe ta gjakose. Rama e donte qe nese do t’i jepej mundesia, do ta kryqezonte edhe Krishtin per te hyre ne histori, por nuk e kapi dot rolin e Pontius Pilate vetem per ceshtje kohe.

Nderkohe Rama po perndjek, terrorizon, vret vetem per Fjalen sot ne Shqiperi me te njejten egersi si ne kohen kur po lindte besimi tek njerezit. Rama eshte antibesim me pushtet dhe kur arrin ne ekzekutimin e Fjales kerkon te laje duart se kete nuk e ben per vete, por per shoqerine. Nderkohe ai po vret shoqerine dhe kerkon te laje duart si Pontius Pilate.

Apostuj dhe Profete u perndoqen vetem per Fjalen e Zotit qe shperndanin. Ne te gjitha besimet fetare Zoti ishte, eshte dhe do te jete nje, nderkohe qe Fjala e Tij u shpernda nga shume individe te thjeshte, por qe perndjekjen e pesuan me te zjarrtet, ata qe besonin tek Fjala. Ata ishin apostujt dhe profetet, nderkohe qe ekzekutimin permes kryqezimit, pasi pesoi perndjekjen dhe persekutimin, e mbarti trupi i birit te Zotit, Jezus Krishti qe ne fakt u njehsua me Fjalen.

Çdo kryqezim i Fjales rikujton ate kryqezim-sakrifice per te ardhmen e njerezimit. Pas atij kryqezimi u vertetua se te humbur deri ne pervelim ne flaket e ferrit u gjenden ne moment vrasesit, persekutoret dhe ideatoret e ekzekutimit. Nje nder kreret e ketij ekzekutimi ishte Pontius Pilate, qe ne histori eshte bere i famshem me shprehjen “Laj duart si Pontius Pilate”.

Ai e denoi me vdekje Krishtin vetem per Fjalen qe rridhte nga besimi se Ai ishte Mbret i Hebrejve. Ne fund Pilate i lau duart duke deklaruar se Krishti nuk po denohej per cfare ka bere, por per ato qe ka thene dhe ishin te ankimuara nga lideret ortodokse te popullsise hebreje. Pilate kryqezoi Fjalen pasi besimi qe kishte krijuar kjo rrezikonte pushtetin e guvernatorit te Romes dhe fuqine e parise se Judaeas.

Ligji i miratuar nga injoranca e shoqerise Shqiptare eshte e ashtuquajtura pari e Tiranes po e ndihmon Ramen per te lare duart nga krimi. Ne fakt duart jane vec figura, pasi Rama eshte koke e kembe ne krim dhe gjak, ndaj Fjala krijon besimin te njerezit se eshte ai qe duhet denuar per krimet ndaj qytetareve.

Siç e thame edhe me lart se Rama nuk eshte nje mekatar i thjeshte, por nje kriminel vrases qe nuk beson tek Fjala dhe qe si rrhjedhim nuk mund t’i shpetoje denimit thjesht me shprehjen e Krishtit ne kryq: “Fali Zot se s’dine c’bejne”. Kjo ishte, eshte dhe do te jete Fjala, qe nuk vritet, nuk shtrydhet dhe nuk blihet. Fjala ishte e para dhe kurre nuk do te jete e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here