Zyrtari gjerman kritikon liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin/ “Nuk duhet të flitet derisa të shihet tymi i bardhë”

0
126

Zyrtari i larte gjerman, Christian Schmidt, e ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Duke e ditur që Albin Kurti sot është në Romë. Rregulla që vlen në Vatikan është se derisa njerëzit janë të mbyllur në kontratë nuk duhet të flasin”, ka thënë Schmidt duke iu referuar kështu deklaratave të Kurtit për bisedimet që ka zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Nuk duhet të flitet derisa të shihet tymi i bardhë”.

Albin Kurti ditë më parë e kishte përqeshur Isa Mustafën, duke shkelur kështu edhe një marrëveshje paraprake për moszbulim të detajeve nga takimet e përbashkëta.

Ai javën e kaluar – për herë të parë zbuloi shumë nga takimet me Mustafën.

“Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, tha sonte Kurti, shkruan Insajderi.

Më tej, ai ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV-së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është treguar më konstruktiv porsa i përket takimeve që kishte me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes.

“Nuk dëshirojmë tash që të dalim dhe të nxjerrim sekuenca nga takimet tona, sepse ato pastaj po keqpërdoren po zhvillohen më tepër në ambientin e një politike populiste, sesa të një qëndrimi konstruktiv për të gjetur zgjidhje”, ka thënë sot Mustafa, shkruan Insajderi.

“Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ne nuk kemi dhënë deklarata. Që të mos e shpërfaqim një situatë të themi që e kemi brenda sepse bisedimet kanë mospajtime edhe pajtime”.

Kurti dhe Mustafa ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, pavarësisht se kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë për krijimin e qeverisë./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here