Ka një orë që në Kuvend të Kosovës, larg syrit të mediave ka nisur takimi në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës.
Të dy këta janë duke tentuar që të merren vesh për koalicionin, pas një jave barrakadim të negociatave pas mospajtimit për pozitën e presidentin.
Takimi Kurti – Mustafa vjen një ditë pas presionit ndërkombëtar për krijim të koalicionit, e thirrjeve që sa më shpejtë të arrihet marrëveshje për formim të institucioneve.
Se mund të takohet sot me Mustafën e ka konfirmuar sot gjatë ditës edhe lideri i VV’së, Albin Kurti./Express/