Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë ka një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.
I pranishëm në konferencën Kombëtare ‘Liria pa urrejtje’, Koski tha se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për sistemin demokratik.