Nga Avni Delvina
Të gjithë dje ishin shumë të shqetësuar, sepse doli një foto, ku dy ditë para, Kryetari i Komisionit të Ligjeve po pinte një kafe me një nga pretendentët për Kryetar të SPAK. Dhe gjoja sipas gojëve të liga, qenka e ndaluar me ligj…
Lërini more njerëzit të lirë, se ju morët shpirtin!
Lërini more të dashurohen edhe ca ditë, sepse sa të fillojë punën SPAK, do të jenë të gjithë të monitoruar e të përgjuar më keq se në kohën e Enverit.
Ata po sakrifikohen për të ardhmen tonë dhe ju o mosmirënjohës, ju numëroni edhe flirtet e fundit.
Pjata e përgjakur përfaqëson humbjen e pastërtisë që mileti kërkon t’ju mveshë këtyre figurave, si puna e çarçafeve dikur kur humbej virgjëria