Drejtoria Detare, nisur nga parashikimi meteorologjik për përkeqësim të motit dhe rritjes së forces së detit edhe për shkak të erës që do të përfshire gjithë bregdetin bën apel për rritjen e gatishmërisë në porte dhe për sigurimin e të gjithë mjeteve lundruese.
“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort”- njofton Drejtoria Detare.
“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”- theksohet me tej.
Postimi i Drejtorise Detare
Në daten 20-23 dhjetor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit ?do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.