Të rinjtë e FRPD kanë zhvilluar ditën e sotme një leksion të hapur me profesorin e komunikimit, Mark Maku.
Konceptet e demokracisë, fjala e lirë, ideologjia e djathtë dhe censura ishin temat e diskutimit.
Sipas asaj që shkruan kreu i FRPD, Belind Këlliçi, synimi i takimit ishte formimi i një brezi të ndërgjegjshëm sa i takon parimeve themelore të demokracisë.
“Dita e sotme u mbyll me nje diskutim mbi konceptet e demokracise, fjales se lire, ideologjise se djathte dhe censures. Ne kuader te zhvillimeve te fundit, Prof. Mark Marku ndau eksperiencen e tij me 45 te rinj, gjimnaziste e studente te FRPD, me synimin e perbashket, per te rritur dhe formuar nje brez te ndergjegjshem sa i takon parimeve themelore te demokracise dhe rreziqeve per manipulimin e saj!”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.