Gazetari dhe politikani nga Kosova, Berat Buxhala ka publikuar në Fcaebook një foto, ku duket diktatori Enver Hoxha me dy zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Sipas Buzhalës Rama po e shet Kosovën sot ashtu si Hoxha e shiti në 1948.
Nga Berat Buzhala
Kurrgjo, Edi Rama veç po e vazhdon atje ku e ka pas lanë Enver Hoxha.
Në këtë foto: Dushan Mugosha, poshtë majtas, Miladin Popovic, në këmbë majtas, Enver Hoxha, poshtë djathtas. Diktatori Hoxha e ka shitë Kosoven të këta dy zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Kushdo që thotë ndryshe gënjen. Shqipëria e Hoxhes e Jugosllavia e Titos, Rankovicit, Mugoshes e Popovicit kanë pasë marrëdhënie ekselente deri në vitin 1948. Ne, ndërkohë në vitet 1945-48 partizanët kanë kryer masakra të tmerrshme.
Shyqyr zotit që për Kosoven nuk pyetet Edi Rama. Nesër na kish kthy në Serbi. Sigurisht, sikur në vitin 1945, edhe tash, ishin gjetë do argatë në Kosovë për me u bo pjesë e bashkim vllazerimit.