Akademiku Artan Fuga ka komentuar Samitin e tretë të Shengenit Ballkanik duke komentuar dhe iniciativën rajonale mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
STATUSI I PLOTË I ARTAN FUGËS
Minishengeni ballkanik – një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!
—————-
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd!
E kemi në fis!
U nisëm me Gjergjin për në Napoli përfunduam në Stamboll!
U nisëm për në Moskë përfunduam në Beograd!
U nisëm nga Moska përfunduam në Pekin!
Si është e mundur?
Ore mos jemi budallenj ne?!!!
Eshtë njësoj si të nisesh me tren për në Pogradec dhe të përfundosh prapa Malit të Dajtit!
Gjeopolitikë e madhe kjo!
Po Nako Spiru kur do ta vrasi veten???
Kam ethe për domino se radhën e kaluar Lomi kishte fut në lojë dy dopja gjashta që më ngecën mua në dorë!
Eshtë hilecak dreqi, por gjatë dominos trajtojmë edhe çështje gjeopolitike dhe kështu do jem më i përgatitur!
Ishalla nuk ka shumë ballë deti, nuk fryn shumë erë dhe nuk bie ndonjë nga ky bukëshkali i paturpshëm, imoral që na vika nga përplasja e Afrikës me Europën!
Cfarë viti 2019!
Nuk e them kot te libri im Shoqëria Piramidale si viti më i çuditshëm i historisë sonë!
Na la pa shtet, na hodhi tërmet, na tani edhe minishengenin prej gjasme!
Dopjogjashtë!