Familjet në çadra, Rama mbledh qeverinë në … resort privat!

0
105

Fundi i vitit është kohë bilancesh edhe për Qeverinë. Për këtë, Kryeministri Rama ka vendosur të thërrasë në takim, mëngjesin e të hënës, të gjithë ekipin e Këshillit të Ministrave.

Edhe këtë herë është zgjedhur formula e mbledhjeve informale jashtë selisë së Qeverisë në Tiranë. Rama do të mbledhë ministrat e tij në Golem, në një resort privat. Nderkohe që mijra familje jetojnë nepër çadra ne ketë të ftohte dhe me reshje të shumta shiu në kushte te mjerueshme.

Pjesëmarrësit janë njoftuar se takimi do të nisë në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së hënë, shkruan, a2news.com.

Në fokus do të jetë analiza për punën e secilit dikaster në 6 muajt e fundit, ku ministrat, njëri pas tjetrit, do të japin llogari para shefit të Qeverisë në lidhje me detyrat që u janë caktuar çdonjërit prej tyre.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë pritet t’i dedikohet edhe pasojave të tërmetit të 26 nëntorit dhe planit për rindërtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here