Henze i kthehet Soreca-s: A keni kërkuar që Shqipëria të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut gjerman deri në maj?

0
107

Kryeministri Rama po mundohet të spostojë vëmëndjen nga kushtet e Bundestagut gjerman dhe kritikat e Presidentit francez Macron, duke gjetur si pretekst problemet me pasojat e tërmetit.

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU (parti qeverisëse) në Gjermani ka replikuar ashpër me Luigi Soreca, ambasadorin e BE në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Henze i është kthyer Sorecas, duke i shtruar dy pyetje:

Ambasador, ju e dini që ekziston një qëndrim qartë i BE-së dhe Gjermanisë për njohjen e detyrueshme të kufijve të Kosovës, pse nuk e kërkuat këtë me qartësi?
Gjithashtu, a keni kërkuar ju që Shqiperia duhet të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut gjerman deri në maj?

Më tej, Martin Henze vijon replikën e tij me ambasadorin Soreca duke ngritur hije dyshime a është i përfshirë Soreca në bisedimet mes Ramës e Vuçiç dhe pse nuk e mbështet ai njohjen e kufijve të Kosovës.

“Ambasador, a jeni i përfshirë ju në negociatat mes autokratëve Rama dhe Vuçiç?
Thuhet se ju i mbështesni këto negociata, apo s’është kështu? Pse nuk e mbështetni njohjen e kufijve të Kosovës?”- shkruan Henze në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here