“Të respektuan se je vajzë e bukur”, Sazan Guri i kërkon falje publike aktivistes që iku nga studio: Kurrë nuk do të lëndojë te tjeret me ndërgjegje

0
140

Aktivistja Gresa Hasa dhe ambientalisti Sazan Guri u përfshin në një debat të ashpër që e detyroi aktivisten të lërë studion televizive pak ditë më parë ndërsa ajo tha se nuk lejonte seksizmin në një studio televizive.

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe reagimi publik I Gurit I cili ka zgjedhur ti kërkojë falje aktivistes për fjalorin e përdorur në studio duke argumentuar se kurrë nuk ka enë në qëllimet e tijë por thjeshtë një keqkuptim.

 

Reagimi i plotë:

Falje publike për zonjushën Gresa,
Cdo ditë sapongrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njera është se: “Kurrë nuk do të lëndojë te tjeret me ndërgjegje – I will never hurt the others by consciously”. Që të mos ta mbaj këtë peshë tërësisht keqkuptimi dhe të jem në përputhje me:
1. filosofinë time, për shkak të asaj më lart,
2. të ADN së fisit,
3. per shkak të kulturës sime,
4. të qenurit prind,
5. të qenurit burre,
6. të qenurit profesor dhe person publik,
7. të qenurit më i madh.
Pavarsisht se:
1. nuk e kisha aspak, aspak, aspak me qëllim,
2. kurrë s’kam pasur një rast të tillë,
3. une di tjeter kuptim te se bukures, sipas Alfred Ucit qe kemi mesuar ne gjimnaz, si shkalla me e lart e nje dukurije, e pashme, e artikuluar, e plotesuar, etj., etj.
Dhe duke qenë se znjsh. Gresa:
1. është një aktiviste e përpjekur,
2. një model i mirë për rininë e sotme,
3. është vajze, në karriere e sipër,
4. është diell që lind,ndërsa ne sado të mëdhenj, jemi në perëndim.
Do doja publikisht t’i kërkojë falje publike dhe jam i gatshëm për një tryezë kafe me të, duke e kthyer këtë keqkuptim në mirëkuptimin më të madh, jo vetëm e thjesht ndaj njeri tjetrit, por për njeri-tjetrin ndër vetë shqiptarët, për të cilën më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë ne sot.
Me respekt, e me përulje prindi, profesori, mbi të gjitha qytetari civitas
Prof.ing.Av. Sazan GURI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here