Një 60-vjeçar shqiptar, banues në Sanremo, u arrestua nga policia italiane, me akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.
Shtetasi G.F kishte fshehur rreth 40 gram kokainë në një çorape, që e kishte vendosur pranë një sahati të matjes së gazit, në banesën e tij.
Policia nisi hetimet pas sinjalizimeve për lëvizje të dyshimta të njerëzve në banesën ku jetonte 60 vjeçari, në rrugën XX Settembre.
Shtetasi shqiptar ishte i njohur për policinë pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë.
Ai u vu në ndjekje nga autoritetet italiane të cilët vëzhgonin banesën e tij. Në një moment ata panë 60-vjeçarin duke u afruar tek sahati i gazit dhe merr diçka nga aty.
Menjëherë polica hyri në aksion dhe e ndaluan me çorape në dorë. Brenda çorapes gjendjen 28 qese kokainë.
Pas një kontrolli në banesën e shqiptarit u sekuestruan në gjetën telefona celularë dhe 500 euro kesh.