Një video nga intervista e profesorit amerikane, Eduard Joseph, dhënë për Janusz Bugajskin në emisionin e transmetuar në RTK, u bë virale orët e fundit.
Videoja përfundoi në faqet e para të mediave shqiptare, por edhe serbe. Ajo është lajm i parë i agjencisë B92, me titullin: Vuçiçin e kuptoj, Ramën jo.
I pyetur në lidhje me nismën e Mini-Shengenit, profesori i njohur amerikan thotë: “Vuçiç është i qartë, ai kërkon të izolojë Kosovën. Nëse Beogradi kultivon raporte më të afërta me Tiranën, dhe Kosova nuk është pjesë e këtij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës.
Nga këndvështrimi i Beogradit, kjo është taktikë e qartë. Pyetja reale është se përse Rama e bën këtë dhe si e lejojnë strukturat politike në Shqipëri që të veprojë në këtë mënyrë që dëmton interesat e Kosovës. Kjo është pyetja”.
Video u shpërnda edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Pse shqiptarët lejojnë Ramën të punojë kundër Kosovës?” Kjo është pyetja poshtëruese, por dhe kushtrim që shtron në intervistën e tij me Janusz Bugajskin personaliteti i shquar, diplomati, akademiku dhe balkanologu i mirënjohur Eduard P. Joseph,” shkruan Berisha.