Telashe për këngëtarin e njohur, Aleksandër Gjoka.
Këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.
Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.1 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.