Budina jep dëshmin në polici: Të hapen kamerat e Ministrisë, ky është një sulm i hapur…

0
140

Ditën e djeshme aktori Laert Vasili publikoi një foto dhe një video, ku pretendonte se ishte dhunuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërkohë që reagimet që pasuan, tregonin një anë të kundërt të ngjarjes.

Vasili akuzonte regjisorin Robert Rudina se i kishte ngulur gishtatnë fyt, dhe për këtë shkak ai kishte përfunduar në spital.

Akuzat u mohuan nga artistët e Aleancës, në videot e të cilëve shihej qartë që ishte Vasili ai që kishte provokuar, madje kishte hequr dhe banerat e vendosura në hyrje të Teatrit.

Gjatë ditës së sotme regjisori Budina është paraqitur në komisariatin e Policisë ku ka dhënë versionin e tij për  ngjarjen, ndërsa tha se Vasili nuk mund të bëjë pis kauzën për Mbrojtjen e Teatrit, që ka arritur të mbijetojë tashmë prej dy vitesh.

“Faleminderit që jeni këtu, pasi Fax News ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj çështjes së Teatrit, ka pasur një kallëzim ndaj meje për dhunë, gjë që nuk është e vërtetë, dhe unë dhashë dëshminë time në policinë. 

Ky është një sulm i hapur, personal i Laert Vasilit, ndaj kësaj lëvizjeje që ka bërë diss gjithë paragjykimet ndaj saj. Jam shumë i lumtur për sjelljen që pati nga policia e shtetit, dhe për këtë jam i lumtur, që më në fund ka raste pozitive në shoqërinë shqiptare.

Ne po përcillnim trupën austriake, personi në fjalë kishte grisur banerin, shkova atje, dhe gjeta një grup qytetarësh të irrituar, u përpoqa që ti ndaja pasi ne kemi punuar bashkë. Bëra gjithçka që të shmangia konfliktin verbal mes tyre. Ne dhamë të gjitha provat dhe dëshmitë e asaj që ka ndodhur, ajo që për mua është shumë e rëndësishme  që të dalë në dritë e vërteta.

Ai donte me çdo kusht që të bënte këto veprime që bëri, është shumë i vogël përpara kësaj kauze, ai nuk ka këllqe që të prishë një çështje që mbahet prej dy vitesh, nga qytetarë që rrinë nga 24 orë në 24 aty. Unë u përpoqa me çdo kusht që të largoja njerëzit tanë, ne nuk donim që ai të largohej, në mënyrë që të jepte llogari në polici, pasi grisi banderolën.

Janë kamerat e sigurisë së Ministrisë, që mund të nxirren dhe të kuptohet se kush ka ushtruar dhunë aty. Ishte ai që më thërriti “Berti, Berti…””, përfundoi Budina në intervistën për gazetaren Edona Haklaj.

Pati pretendimi se Vasili ishte i pirë gjatë incidentet:

“Erdhi i pirë dhe abuzoi verbalisht para 150 personave”, drejtoresha në Bashki rrëfen incidentin me Laert Vasilin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here