Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat e ka cilësuar Mini Shengenin si iniciativën më të turpshme.
Sipas tij Mini Shengeni nuk është as më shumë e as më pak një shërbim në interes të mbajtjes së pushtetit të oligarkëve në Serbi e Shqipëri.
“Është vetëm akomodim i halleve për të mbajtur me çdo kusht me dhëmbë pushtetin. Të gjithë këta oligarkë politik dhe ekonomik i bashkon armiqësia, i bashkon dëshira për të mos luftuar dhe për të penguar luftën e krimit të organizuar.
Cili është interesi i zi që fshihet pas interesit për të mbajtur pushtetin? Minishengeni është për ta asimiluar rolin e jashtëzakonshëm politik që Kosova ka. Lideri ynë tregoi qëndrimin më tradhtar ndaj Kosovës, që kurrkush nuk e ka mbajtur deri më sot.
Ka qenë koherenca e palëkundur në raport më Kosovën që sot po ndërtojnë me sakrifica një shtet të lindur mbi gjakun dhe martirizimin, dhe vllau Vuçiç e konsideron sikur nuk ka ndodhur.
Të gjithë ne pa përjashtim jemi pro Kosovës, jemi kundër çdo njeriu që lufton Kosovën dhe të ardhmen e saj, Minishengeni si një pakt dhe ombrellë oligarkësh të humbur, nuk i shpëton dot oligarkët që janë lakuriq në sytë e opinionit. Të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës nuk e ndal dot askush,”-tha Vasili.