Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, reagoi në lidhje me nismën për Mini Shengenin ballkanik. Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga # Beogradi në # Tiranë kalon nëpër # Prishtinë . Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.