DOKUMENTI/ Agron Tufa humb gjyqin ndaj Spartak Brahos! Ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës

0
193

Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ngritur nga ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, i cili akuzoi deputetin e PS-së, Spartak Braho.

Pas largimit në azil në Zvicër, Agron Tufa ka humbur gjyqin ndaj Brahos, të cilin e akuzonte për veprat penale “Fyerje” , Shpifje dhe për të cilat kërkonte shpërblimin dëmi më shumën e 250 mijë lekëve të rinj.

Gjyqtari Sokol Pasho ka firmosur sot vendimin sipas të cilit çështja ndaj deputeti të PS-së, Spartak Braho duhet të pushohet, po ashtu dhe akuzat kundër tij.

Për këtë vendim theksohet se mund të bëhet ankimimi brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë.

“Gjykata vendosi:

Pushimin e çështjes penale nr.107 akti datë 05.12.2019 me viktimë akuzuese Agron Tufa dhe të akuzuar Spartak Braho, me objekt fajtor i të akuzuarit për veprën penale “Fyerja” dhe ‘Shpifja”, të parashikuara nga nenet 119 e 120 të K. Penal si dhe “Shpërblimi i dëmit’, në shumën 250.000 lekë.

Shpenzimet procedurale siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve”, thuhet në vendimin e Gjyqtarit Sokol Pasho.

Argumenti

Gjykata e Tiranës konstaton se prokura e lëshuar nga Agron Tufa për avokatin e tij nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit.

“ Prokura e datës 18.04.2019 e lëshuar prej Agron Tufës nuk përmban një tagër të tillë. Për më tepër, Gjykata konstaton se data e lëshimit të kësaj prokure (18.04.2019) është e mëparshme në kohë se fakti penal i pretenduar prej viktimës akuzuese (04.12.2019) dhe në këtë kuptim ka qenë në pamundësi objektive për t’i dhënë avokatit tagra të posaçme përfaqësimi për një fakt që nuk kishte ndodhur ende në kohën e lëshimit të kësaj prokure”, thekson Gjykata në argumentet e saj/panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here