Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë, Krishlindje të gëzueshme me ‘Besimin në Zot, dashuria për familjen, solidariteti me njeri-tjetrin do na sjellë prosperitet si komb.’
Postimi i plotë:
‘Ju uroj me gjithë fuqinë e zemrës gëzuar Krishtlindjet.
JEZUSI FOSHNJE QË NA THOTË:
Kam lindur i zhveshur, thotë Zoti,
që ti të mësosh të zhvishesh nga vetvetja.
Kam lindur i varfër, thotë Zoti,
që ti të më konsiderosh të vetmen pasuri.
Kam lindur në një stallë, thotë Zoti,
që ti të mësosh të shenjtërosh çdo ambient.
Kam lindur i dobët, thotë Zoti,
që ti të mos kesh kurrë frikë prej meje.
Linda nga dashuria, që ti të mos dyshosh kurrë në dashurinë time.
Linda natën, që ti të besosh se unë mund të ndriçoj çdo realitet.
Linda person, thotë Zoti, që ti të mos kesh turp nga vetvetja.
Linda njeri, që ti të bëhesh Hyj.
Linda i persekutuar, që ti të dish ti përballosh vështirësitë.
Linda në thjeshtësi, që ti të mos jesh më i komplikuar.
Dua të lind në shtëpinë tënde
– thotë Zoti –
që të të marr me vete në shtëpinë Time!
Besimi në Zot, dashuria për familjen, solidariteti me njeri-tjetrin do na sjellë prosperitet si komb.
Gëzime pastë në këtë ditë të shenjtë çdo vatër shqiptare!-uron Kryemadhi.