Aktivisti Aulon Kalaja në studion e “FaxNews” dha alarmin se minishengeni po krijon një Jugosllavi të re.
Kalaja tha se ky takim i mbajtur në Tiranë u përdor nga kryeministri Edi Rama për të fituar kredo politike. Sipas tij, ky takim duhet të ishte fshirë nga agjenda politike e Ramës për sa kohë që Kosova nuk mori pjesë.
“Protestat ishin të pritshme sepse ne kemi kundërshtuar këtë projekt që në krye të herës. Minishengeni ballkanik nuk është gjë tjetër veçse një Jugosllavi e re. Edi Rama është i paautorizuar dhe i pakonsultuar me askënd për këtë takim. Vizita duhet të ishte shtyrëm madje duhet të ishte hequr fare nga agjenda. Kjo është një lëvizje për të fituar kredo politike.
E gjithë klasa politike është klundër minishengenit ballkanik. Serbia ka marrë pjesë në takime, Vuçiç përmbushi ëndrrën e tij për të vizituar Durrësin dhe u zotua të ndihmonte në rindërtim. Por ka shumë pikëpyetje që vjeën nga ana e Serbisë kur në këtë takim nuk merr pjesë shteti i Kosovës.Nga 6 shtete, vetëm 3 e duan minishengenin. Që këtu bie, nuk është më minishengen, por mini-minishengen”, tha aktivisti.
Ai foli edhe për situatën në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kalaja u shpreh se në këto zona situata vijon të jetë kaotike, teksa shtoi se Rama duhet të sqarojë donatorët sesi do të vijohet puna për rindërtimin.
“Gjendja është e vështirë. Një zgjidhje për ta mund të ishte një kontenier që do të zgjidhte periudhën tranzitore. Tërmeti na goditi në muajt e dimrit, nuk ishte verë kur në çadra mund të jetohej disi më mirë. Në çadër është e pamundur. Qeveria nuk ka bërë asgjë, nuk ka dërguar asnjë kontenier.
Ka dërguar Aleanca për Teatrin, zonja Inva Mula. Për mua do të ishte një zgjidhje të paktën për muajt e dimrit kontenieri. Është gjëja më e thjeshtë që ju ka zgjidhur jetën disa banorëve në Bubq. Të gjithë ata që jetojnë në çadër kanë një zili për ata që jetojnë në kontenierë. S’e kuptoj pse zoti Rama nuk vazhdon me rindërtimin. Zotëri të kanë dhuruar para njerëzit, oligarkët, njerëzit e bizneseve kanë hedhur para. Ku do të ndërtojnë këta njerëz?
Të gjithë këta njerëz janë të paqartë, thjeshtë kanë dhënë kontribut, por nuk dinë sesi do të veprohet. Duhet të kemi një plan konkret që njerëzit të kuptojnë se çfarë do të ndërtohet, ku do të ndërtohet. Thjesht po bëhet propagandë, do bëjmë namin, do bëjmë këtë”, tha Aulon Kalaja.