Vodhi kamionin dhe e përplasi me policinë/ Dy vjet burg për shqiptarin

0
135

Një shqiptar u dënua me dy vite burg në Holandë për një ngjarje që bëri bujë në maj të këtij viti.

Ai jo vetëm vodhi një kamion, por edhe rrezikoi jetën e policëve.

Pasi goditi makinën e policisë, kamioni u fut në korsinë e emergjencës dhe teksa ishte në ecje e sipër, tre persona kërcyen prej tij dhe u arratisën.

Shqiptari që drejtonte kamionin vazhdoi ta ngiste edhe pak, bëri një aksident dhe mjeti ndaloi. Më pas u largua në këmbë, por u detyrua të ndalonte kur forcat e policisë qëlluan në ajër si paralajmërim.

 46-vjeçari tha se nuk ishte shoferi i mjetit, por vetëm një emigrant që e kishin futur në mjet. Por të dhënat e ADN-së nga timoni dhe koka e marshit treguan se ai ishte drejtuesi.

Ai u fajësua sidomos sepse vuri në rrezik jetën e shumë të tjerëve në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here