Artan Fuga: Pse idiotë janë kosovarët të futen në zgjedhën e minishejtanit?!

0
183

Akademiku i njohur Artan Fuga ka folur sërish kundër idesë së mini-shengenit ballkanik, duke nënvizuar se kosovarët do të humbni sovranitetin ende pa u njohur nga OKB duke u bërë pjesë e këtij procesi.

Artan Fuga: Pse idiotë janë kosovarët që pasi fituan me gjak e sakrifica me mbështetjen amerikane dhe perëndimore pavarësinë, një rast që nuk vinte prej dekadash të tëra, pa asnjë garanci formale dhe juridike ndërkombëtare, ta humbisnin sovranitetin në vendimmarrje ekonomikë, politike, sociale duke futur kokën nën zgjedhën e minishejtanit? Ende pa iu njohur pavarësia dhe territori nga BE, dhe nga OKB?

Apo pasi dolën shtet me vete të rifuten andej nga dolën që t’u ndodhi si republikave ish-sovjetike te Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj, qe ekonomikisht sapo dolen rihyne përsëri nën sqetullën e vellackos te madh? Fet e fet.

Kjo do ngjante sikurse nje gruaje qe e rreh burri, te divorcohet me mbeshtetjen e opinionit te lagjes, por pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet të ai, i hidhet ne qafe duke i thene : rrihme, rrihme i dashur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here