Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme për personazhine përfshirë ka ndodhur në Kolorado të Amerikës.
Një burrë ka vjedhur një bankë në Kolorado, pastaj ka dalë në rrugë, i ka hedhur paratë në ajër e ka thirrur me të madhe “Gëzuar krishtlindjet”. Pas këtij veprimi, burri 65-vjeçar u arrestua nga policia, shkruan “Daily Mail”.
David Uayne Oliver, 65 vjeç u gjet nga policët, teksa ishte ulur qetësisht në një kafene në Starbucks, duke shijuar atë. Sipas raportimeve, dëshmitari okular në vendngjarje Dion Pascale ka rrëfyer për mediat angleze se Oliver, fill pasi ka kryer grabitjet, ka hedhur të gjityha paratë për njerëzit në trotuar, duke iu uruar atyre festën e Krishtlindjeve.
‘Ai filloi të hidhte para nga çanta’ para se të bërtiste, ‘Gëzuar Krishtlindjet,’, citohet të ketë thënë Pascale. Dëshmitari shton se kalimtarët filluan të mbledhin paratë dhe kartëmonedhat i kthyen prapë në bankë. Oliver duket se është ulur vetë në kafe, duke pritur që policia t’i vinte prangat.
“Denver Post” raporton se nuk ka asnjë të dhënë se Oliver t’i ketë marrë paratë nga bamka duke përdorur ndonjë armë. Oliver, një burrë me një pamje të ngjashme me babagjyshët, me flokë kryesisht të thinjur e të bardhë, po mbahet në burgun e Qarkut El Paso dhe është vendosur të bëjë paraqitjen e tij të parë gjyqësore të enjten.