Gazetari me origjinë nga Arabia Saudite, Jamal Khashoggi u vra brutalisht brenda konsullatës saudite në Stamboll saktësisht gjashtë muaj më parë.
Ka shumë hipoteza mbi mënyrën e vrasjes brutale të tij.
Dyshohet se ai u mbyt fillimisht dhe më pas trupi u copëtua nga një grup xhelatësh të ardhur nga Arabia Saudite, të cilët besohen gjerësisht se u urdhëruan nga princi i Kurorës saudite, Muhamed bin Selman, pasi gazetari e kritikonte atë në mediat ndërkombëtare.
Së fundmi, rrjeti prestigjioz i Katarit, Alxhazira, ka publikuar pamjet tredimencionale të asaj se çfarë ka ndodhur prapa dyerve të konsullatës.