Gena hedh dyshime mbi Fest ’58: Na u premtua barazi e drejtësi por nuk ndodhi, pse publiku nuk kërceu me këngën time

Gena është mes këngëtarëve të indinjuar për mënyrën e organizimit dhe ndarjes së çmimit në Festivalin e RTSH-së.

Këngëtari tha se atyre ju premtua se do merrnin pjesë në një festival vlerash ku do kishte barazi dhe drejtësi, por sipas tij nuk ndodhi kështu.

Ndërsa ngriti edhe një dyshim për faktin se përse audienca nuk kërceu me këngën e tij në natën finale.

Postimi i plotë:

Na u kërkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne një festival vlerash qe kryefjala do ishte kënga!

Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtësi…

Po nuk ndodhi ashtu….

Probleme te jashtëzakonshme teknike… Probleme qe nisen qe ne prova, por prapë se prapë vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist. Ne këtë festival morëm pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnjë lloj komoditeti!

Dua te ndaj me ju një shqetësim…

Pas natës se dyte ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time një kthesë e jashtëzakonshme ndodh ne natën finale. Nuk dua të besoj që është bërë me qellim. Ndërkohë që isha gati për të performuar 10 sekonda përpara se te dal ne skene teknika ndërhyn për te dytën here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe diçka nuk shkonte mire dhe rezultati ishte qe gjatë gjithë kohës kam patur shkëputje te audios ne kufje, vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri ne fund duke mos patur gati gati fare dëgjim!

Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne këto 25 vjet! U mundova te jap me te mirën nga vetja por jo gjithçka është ne dorën e artistit…

Megjithatë jeta vazhdon..

Dua t’ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjet dhe zoti ju bekoftë!

Gena hedh dyshime mbi Fest ’58: Na u premtua barazi e drejtësi por nuk ndodhi, pse publiku nuk kërceu me këngën time

Ironi therrëse nga Avni Delvina: Veteranet e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko