Gruaja lexon mesazhet e burrit me dashnoren në vend të premtimeve në dasmën e tyre, ja çfarë ndodh më pas…

0
108

Nëse dita e dasmës për të gjithë është një ditë e veçantë dhe momenti më i bukur për ata që martohen në kishë është kur bëjnë premtimet ndaj njëri-tjetrit, i tillë ka qenë edhe për këtë çift, por mund të cilësohet edhe ndryshe nga i çdo çifti tjetër.

Çfarë ka ndodhur? Jo më larg se një ditë para se të kurorëzoheshin, nusja gjeti në telefonin e të shoqit mesazhe që i vinin nga një numër të cilin ajo nuk e njihte. Bota iu kthye përmbys pasi zbuloi se bashkëshorti i saj i ardhshëm kishte një jetë të dyfishtë, e dilte paralelisht me dy femra.

Ajo tregon se pasi kishte festuar festën e beqarisë me shoqet e saj, në telefon i erdhën disa foto mesazhesh nga një numër i panjohur, të cilat shoqëroheshin me shkrimin “Unë s’do të martohesha me të. Po ti?”

Për të marrë hak, pasi qau mirë e mirë, nusja e ardhshme vendosi ta linte dhe ta turpëronte djalin me emrin Alex, pikërisht në altar. Në momentin që duhej të bënin premtimet dhe betimet ndaj njëri-tjetrit, ajo nisi të lexonte mesazhet që e panjohura dhe i shoqi kishin shkëmbyer mes tyre.

“Nuk do të ketë dasmë sot. Duket se Aleksi nuk është ai që mendova se ishte.”– u shpreh ajo.

Sapo mbaroi fjalët, një zhurmë mbytëse kaloi nëpër kishë përpara se Aleksi të përpiqej të kapte duart e saj. Ajo rezistoi, duke nxjerrë telefonin e saj dhe lexoi mesazhet me zë të lartë.

Ajo u kthye përsëri te turma dhe tha:

“Unë ju dua të gjithë ju dhe jam e lumtur që ju të gjithë jeni këtu. Nuk do të ketë një pritje martese sot, por përkundrazi, do të ketë një festë të ndershmërisë, gjetjen e dashurisë së vërtetë dhe tregimin e emocioneve të zemrës edhe kur ajo të dhemb.

Epo, nuk thonë kot se hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, apo jo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here