Ky edicion i 58-të i Festivalit në RTSH solli një sërë polemikash për shkak të kundërshtive të fitueses Arilena Ara, si dhe pretendimeve nga ana e këngëtares Elvana Gjata për të marrë vendin e parë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar për herë të parë dje drejtori i përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili ka deklaruar se shumë shpejt do të bëhet një analizë e hapur rreth klëtyre polemikave, si dhe vendimit të jurisë.
Reagimi i Gëllçit:
Siç është ne traditen e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun.
Debatet jane te natyrshme ndersa vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem.
Kujtojmë se ky Festival ka qenë shumë i debatuar dhe në rrjetet sociale, ku janë analizuar dhe tekstet e këngëve pjesëmarrëse, të cilat kanë lënë shumë për të dëshiruar.