Veliaj: Teatri Kombëtar do prishet, ata që janë ngujuar aty do mbahen mend për sherre…

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do prishet dhe në vend të tij do ndërtohej teatri i ri.

‘Teatri Kombëtar është folur dhe vazhdon të flitet. Te Teatri Kombëtar kemi ardhur te faza ku ishim me Astirin para dy muajsh, në fazën përfundimtare. Teatri i vjetër do prishet, teatri i ri do ndërtohet. Kështu që në këtë buxhet ne kemi edhe ato shpenzime që kanë të bëjnë me konsulencën që ne jemi duke marrë për të negociuar një kontratë sa më të mirë dhe sa më përfituese. Toka pas Teatrit Kombëtar është pronë e Bashkisë së Tiranës. Ajo tokë do përdoret vetëm për Teatrin Kombëtar. Zoti njëherë të jep mundësinë të ndryshosh qytetin tënd. 100 vitet e dyta të Tiranës kryeqytet nuk kemi ndërmend t’i çojmë në një tjetër kasolle.’ – tha Veliaj.

‘Ne i mbarojmë punët në mëngjes dhe sa të zgjohen ata nga gjumi ne kemi mbaruar punë. Shumë shpejt vitin tjetër do fillojë punimet për teatrin e ri. Më vjen keq për ata që janë ngujuar aty, mund të ishin mbajtur mend për art por do mbahen mend për sherre banale mes tyre, ku zihen për ndihmat.’ – shtoi Veliaj.

Veliaj: Teatri Kombëtar do prishet, ata që janë ngujuar aty do mbahen mend për sherre…

SPAK kompletohet/ Kush janë dy prokurorët e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko