Një breshkë me pamje ‘të zemëruar’ u bë e famshme në rrjetet sociale pasi i vuri flakën shtëpisë.
Sipas BBC, reptili 45-vjeçar ishte vetëm në shtëpi kur rrëzoi një llampë ngrohjeje.
Zjarrfikësit u thirrën me urgjencë nga fqinjët, që dëgjuan alarmin.
Zjarri u shtua për 25 minuta dhe zjarrfikësit thanë se kjo tregon edhe njëherë sa e rëndësishme është që të kesh alarm zjarri në shtëpi.
Sa i përket breshkës, ata theksuan: “Ajo kishte shumë fat në Ditën e Krishtlindjes- është 45-vjeçare dhe do të vazhdojë të jetojë një jetë të gjatë dhe të lumtur falë sinjaleve të alarmit”.