Këngëtari i famshëm i viteve ’90, Dashnor Diko ka reaguar pas arrestimit të Aleksandër Gjokës. Ai u shpreh se përhapja në media e lajmit për arrestimin e Gjokes pasi policia e gjeti te dehur ne timon, tregoi ‘se ky vend ka marrë fund dhe s’ka për tu bërë kurrë’.
Reagimi i plotë i këngëtarit Dashnor Diko:
Në përgjithësi jeta e një Artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetri, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri deri aty sa që të bëhesh lajm.
Nuk dua të bëj avukatinë apo për të treguar se është miku im më i ngushtë, por lajmi duhet të marrë dritë dhe të jetë transparent për çdo njeri. Të jetë transparent dhe kur bën aksident një qeveritar dhe nuk tregohet se me kë femër ishte në makinë dhe kur kapet i afërmi i një ministri me një ton drogë dhe shteti ia mohon…
Prandaj nuk është se lajmi pati vlerë, por prapë këtu doli në pah se ky vend ka marrë fund dhe s’ka për tu bërë kurrë.
Këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe. Gëzuar Sandri…jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi dhe pa i bërë keq kujt.