Aktor 37-vjeçar Kushal Punjabi, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.Ai vrau veten në apartamentin e tij në Mumbai mbrëmë.
Menjëherë pasi u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Pali Hill, miqtë e yllit të Bollywood-it thanë se ai vuante nga depresioni.
Punjabi la një shënim vetëvrasës që përmbante vullnetin e tij për t’ia kaluar gjysmën e pasurisë djalit të tij 3 vjeç.
Shënimi vazhdonte me kërkesën për t’ia kaluar gjysmën tjetër të pasurisë së tij të prindërve dhe motrës së tij.
Ai shkruante gjithashtu se askush nuk do të fajësohej për vdekjen e tij.
Autoritetet indiane thanë që ata nuk po e trajtojnë vdekjen si të dyshimtë dhe kanë paraqitur një raport për vdekjeje aksidentale.