Një grua nga Rusia u detyrua të hiqte të dy gjinjtë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të lirë, duke përdorur vazelinë dhe të realizuar nga shoqja e një shoqeje, e për pasojë gjoksi iu deformua dhe infektua.
Rasti në fjalë u bë publik nga aktivistja ruse kundër ndërhyrjeve abuzive kozmetike, Alana Mamaeva.
Pacientja 48-vjeçare tregoi se dëshironte të zmadhonte gjoksin, por pasi lindi fëmijë, gjinjtë e saj u infektuan, duke bërë që ato të arrinin në një gjendje tepër të rëndë.
Një ‘kirurge’ e pakualifikuar i tregoi gruas gjinjtë e saj dhe tha se mund ta bënte të njëjtën gjë për të me injeksione me vazelinë, për vetëm 6 euro. Pagoi kaq para për procedurën, ndërkohë që mikesha e saj e përdori si kavje laboratori. Në trupin e saj u injektuan 6 kuti me vazelinë.
Kjo foto tregon pasojat e rënda të kësaj procedure. Menjëherë pas ndërhyrjes gruaja tha se kishte pasur ethe e dhimbje, por më pas dhimbjet u larguan dhe gjithçka u duk sikur shkoi më së miri.
Pasojat katastrofike u bënë të qarta pasi lindi. Gruaja u prek nga mastitis, një inflamacion që zakonisht lidhet me dhënien e gjirit. Në vend të gjoksit, ajo mbeti me dy plagë të tmerrshme dhe dhimbja ishte e padurueshme.
Në këtë pikë 48-vjeçarja u detyrua të kërkonte ndihmë profesionale mjekësore.
“E ndjeva lëngun të dilte nga trupi. Sigurisht jam penduar shumë për çfarë bëra. I lutem femrave të tjera që të mos e bëjnë kurrë një gjë të tillë. Do të pendoheni. Jo vitin e parë, por më vonë do të jetë diçka e tmerrshme”, tha ajo.