Mesazh pranë pemës së Vitit të Ri në Durrës për Vangjush Dakon…

0
171

Ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që shkaktoi 51 të vdekur, qindra të plagosur e la pas mijëra të pastrehë.

Nisma Thurje ka vendosur ta kujtojë këtë datë nëpërmjet një pankarte gjigande të hapur mbrëmjen e sotme pranë pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit të Durrës, me anë të së cilës kërkon arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

“Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli”, shkruhet në këtë pankartë. Kujtojmë se policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar pas hekurave disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë si përgjegjës për shembjen e godinave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here