Akuzës së Ramës i kundërvihet edhe Ngjela: Jam kundërshtar i Berishës, por ai nuk ka shpifur

0
121

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin ka komentuar mbi vendimin e marrë nga gjykata, për padinë e Ramës ndaj ish-kryemiistrit Sali Berisha.

Ngjela u shpreh se statusi i Berishës nuk mund të konsiderohet shpifje. Sipas avokatit kemi të bëjmë me nje lajm politik që mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje.

 “Jo s’ka shpifje atje. Shpifja do qëllim të posacëm kundër personalitetit tënd. Shpfja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin. Këtë se dime, mund të kete qënë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë. Lajmi ishte për shpifje. Kjo është shumë e vështirë të prodhohet dhe kërkon qëllim të posaçëm kundër individit dhe jo kundër partisë”, tha Ngjela.

Ngjela shton se “Rama e ka me pasion nuk e ka me intelekt. Unë jam kundërshatr me Saliun, por gjithësesi nuk mund të dal kundër profesionit. Ajo ishte politike. Ajo është goditje politike. Të paktën shpifje nuk ka. Mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje”.

I pyetur më tej nga Milori për ligjin anti-shpifje, Ngjela tha se është një paçavure, siç e quan ai. “Nëse ai ka gjykatën nuk ka çfarë i duhet ligji. Shpifja nuk mund të jetë objekt i ligjit. Ka një anë subjektive e cila kërkon një qëllim të posaçëm kundër individit. Duhet të jetë lajm i pavërtetë i shpikur nga ty dhe kundër meje. Kurse ligji që ka bërë Rama është një paçavure. Nuk zgjidh asgjë. Kur ndërhyra unë i thashë pse lodheni çfarë do lloj akti që do nxjerrë ai institucion do shkojë në gjykata. Dhe u detyruan që pastaj që gjogja gjobat të shkojnë në gjykata. Mendonin se AMA do ishte xhandar, janë injorantë të them unë. Kam qenë kundër”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here